Bare: Kam realizuar ëndrrën, dua të qëndroj tek Espanyol

Bare: Kam realizuar ëndrrën, dua të qëndroj tek Espanyol

Mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare është shprehur se dy ndeshjet miqësore ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke janë shumë të rëndësishme për të ardhmen. Në një konferencë për mediat, Bare ka folur edhe për të ardhmen e tij, teksa ka thënë se është i lumtur te Espanyol, me të cilët ka edhe 4 vite kontratë.

“Këto janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për ne, pasi në shtator kemi dy ndeshje akoma më të rëndësishme dhe do provojmë veten tonë në këto dy ndeshje. Për mesfushën, jemi lojtarë shumë të rinj, pavarësisht se në këtë grumbullim kemi mungesa. Jam i bindur se i gjithë ekipi do japi maksimumin në fushë, siç ka bërë edhe në stërvitje. Besoj se në këto ndeshje do tregojmë vlerat tona, për të arritur diçka të mirë. Shpresoj që në fushë të jemi të gjithë në nivel të lartë.

Pikësëpari edhe rezultati është shumë favorit në skuadër, pasi të jep moral të lartë, por dua të them që duhet të formojmë grupin, duhet të bëjmë ndeshje të mira. Në shtator na presin ndeshje të vështira. Do provohemi dhe t’ia arrijmë qëllimit të bëjmë mirë. Do doja shumë që të isha për shumë vite te Kombëtarja dhe te Espanyol. Duhet të punoj fort të jem i fokusuar dhe t’i bëj gjërat mirë. Jam shumë më i pjekur, pasi lojtarët më kanë ndihmuar shumë. Unë kam edhe 4 vite në kontratë me Espanyol dhe jam shumë i lumtur. Më kanë dhënë mbështetje dhe më duan shumë atje. Tani jam në La Liga, që e kam ëndërruar prej kohësh. Çdo lojtar e do këtë kampionat dhe unë e kam realizuar këtë.

Kualifikim me Shqipërinë? Asgjë nuk është e pamundur. Siç u arrit kualifikimi në Europian, pse të mos e arrijmë kualifikimin në Botërori?! Do bëjmë të pamundurën për këtë. Sot lojtarët që shënojnë, janë lojtarët më të rëndësishëm të ekipit. Kjo nuk do të thotë gjë, pasi në fushë janë 11 vetë që luajnë dhe kontribuojnë. Do isha shumë i lumtur të vazhdojë të shënoj gola. Te ekipi im nuk luaj në të njëjtin pozicion siç jam këtu në Kombëtare. Këtu jam më afër portës”, u shpreh Bare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy