Tifoze e Romës, zëri i Totti-t zgjon nga koma pas 9 muajsh vajzën në Itali

Tifoze e Romës, zëri i Totti-t zgjon nga koma pas 9 muajsh vajzën në Itali

Një rast në kufijtë e të pabesueshmes vjen nga Italia aty ku një vajzë është zgjuar nga koma për shkak të një video të idhullit të saj në futboll Francesco Totti.

Për nëntë muaj me rradhë, që nga dhjetori,  Ilenia Matilli, tifoze e Romës, hyri në koma si pasojë e një aksidenti me makinë ku mbeti e vdekur shoqja e saj. Dy vajzat u përplasën me një pemë Braccianese.

Matilli, e cila është futbolliste dhe luan për Lazio-n, ishte mes jetës dhe vdekjes për një periudhë të gjatë, por falë një video të siguruar si pasojë e impenjimit të trajnerit të saj dhe disa shoqatave Totti bëri enkas një video për të. Në video legjenda e Romës thoshte: “Ilenia mos u dorëzo, ti do t’ia dalësh. Jemi të gjithë me ty”.

Këto fjalë sipas ‘Corriera dello Sport’ e kanë zgjuar vajzën nga koma dhe tani ajo së bashku me prindërit e saj i kanë kërkuar Totti-t t’i takojë për ta falenderuar. Prindërit e Ilenia-s thanë se gjithmonë i kishin vendosur himnin e Romës vazjës për ta vënë në gjumë kur ishte e vogël.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy