
Pjesmarrja në Europian që është shoqëruar me një sezon të shkëlqyer e ka vënë në qëndër të merkatos Jordi Alban . Interi si duket nuk është ngopur akoma me alternativat e shumta dhe kërkon të shtojë intensitetin në lidhje me këtë çështje për të mos lënë pikë gjatë sezonit të ardhshëm . Sipas Mundodeportivos zikaltërit kanë filluar tratativat për ti shkuar në fund kësaj dëshire por fakti se nuk po kalon një situatë pozitive në aspektin financiar e ka lënë disi në prapavijë kampionin në fuqi të Serisë A drejtuesit e të cilit janë të gatshëm të mos heqin dorë nga prurjet cilësore në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’. ‘’
Azulgranët ‘’ janë të gatshëm të bëjnë disa shkurtime në lidhje me organikën por për të arritur në një fund të lumtur me patjetër duhet të fokusohen tek peshat e rënda për të patur sa më shumë kapital në dispozicion dhe italianët do të kërkojnë me çdo kusht të përfitojnë nga kjo situatë për të mos e ndalur rrugën drejt suksesit .
Megjithatë duke qenë se është një lojtar determinant tek ‘’ Los Cules ‘’, largimi i mundshëm nga ‘’ Camp Nou ‘’ mund ti sjellë probleme Barcelonës në funksion të rinovimit me Lionel Messin , sepse këto dy lojtarë gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dhe nëse 32 vjeçari do të merrte rrugën drejt Milanos do ti shkaktonte prishjen e skemave Barcelonës , e cila me siguri do të bënte regres në lidhje me mbrojtjen që ka lënë shumë për të dëshiruar gjatë viteve të fundit .
32 vjeçari ka shijuar një sezon pozitiv duke e mbyllur me 49 ndeshje , 5 gola dhe 13 asiste .



