Ndahet nga jeta legjenda e Partizanit, klubi i kuq shpreh ngushëllimet

Ndahet nga jeta legjenda e Partizanit, klubi i kuq shpreh ngushëllimet

Klubi i Partizanit njofton me hidhërim të thellë se sot në orët e para të mëngjesit është ndarë nga jeta në moshën 66-të vjeçare ish futbollisti i njohur i viteve 1968-1983 Safet Berisha. Ish kapiteni legjendar i Partizanit dhe anëtar i ekipit tonë përfaqësues, vuante së fundi nga një sëmundje e rëndë në shtetin fqinj Itali në qytetin e Arecos.

Klubi i Futbollit Partizani i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Safet Berisha i lindur në Durrës në 11 nëntor 1949 ka qenë një prej qendërmbrojtësve emblemë të Partizanit dhe ekipit tonë Përfaqësues. Me fanelën e Partizanit,Berisha koleksionoi 3 Tituj kampionë , 4 Kupa Republike, dhe fitues i Kupës Ballkanike në vitin 1970. Berisha shënon edhe 21 prezenca në radhët e ekipit tone Kombëtar . Në vitin 1978 Safet Berisha është vlerësuar edhe me Titullin“Mjeshtër i Merituar i Sportit”, si dhe në 70-të Vjetorin e Themelimit të Klubit u dekorua me “Medaljen e Meritës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy