Santos Borre në listën e Manchester United

Santos Borre në listën e Manchester United

 Pas sukseseve me River Plate në derën e sulmuesit Rafael Santos Borre ka trokitur Manchester United . Kolumbiani prej disa sezonesh rradhazi  mban një peshë specifike të  sulmit të argjentinasve me të cilët ka arritur edhe titullin kampion. Kjo histori filloi ti garantojë një të ardhme të ndritur në karrierë  dhe ofertat  e para në adresë të 25 vjecarit  ishin ato të  Gremios dhe Palmeiras por pa sukses sepse  nuk pranoi largimin nga ‘’ El Monumental ‘’ . Por historia për të sapo ka filluar sepse interesit të ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ i është bashkuar edhe Lazio, Celta Vigo,  Valencia , Brighton dhe Manchester City duke e ngritur në piedestal figurën e tij . Alternativa të tilla  konceptohen si shumë interesante sepse flitet për kandidatë të pozicioneve të ndryshme  sportive dhe  ekonomike dhe interesi i Ole Gunnar Solskjaer për lojtarin e lindur në Barranquilla nuk ka nevojë për koment .

Norvegjezi  e kërkon Rafael Santos Borren për të plotësuar tridentin e pandalshëm me Rashford dhe Bruno Fernandez dhe pse jo  rikthimin e të magjishmit Cristiano Ronaldo në ‘’ Old Trafford ‘’.   Meqënëse   kontrata me ‘’ Los Millonarios ‘’ do ta ketë xhiron finale  në  qershor , një alternativë e tillë i jep shansin sulmuesit të kombetarës ‘’ Trikolor ‘’ jo vetëm për të ngjitur shkallët drejt suksesit por për ta bërë me një skuadër që i garanton fitimin e trofeve . Sipas ‘’ Tnt Sports ‘’ ky operacion mund të konkretizohet me parametër zero dhe momentalisht po analizohet njëkohësisht me situatën e Edinson Cavanit për të cilin akoma nuk është marrë një vendim nga drejtuesit anglezë në lidhje me interesin e Boca Juniors .

 Sipas  ‘’ Tnt Sports ‘’ një kalim në Manchester  do ti krijonte mundësinë ishit të Villarealit të bëhej pjesë e organikës se tyre dhe do të gjente mbështetjen e shumë komponentëve cilësore .  Një aventurë në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ do të ishte  nisja e një etape të re në Europë pas asaj me Atletico Madridin dhe  Villarealin .  Teorikisht kjo lëvizje parashikohet se do të marrë ‘’ Ok ‘’ nga  nxënësi i  Marcelo Gallardos pa   anashkaluar faktin se River Plate do të mundohet të përfitojë maksimalisht  nga ky interes sepse oferta e Manchester United me siguri do të jetë tentuese për presidentin Rodolfo D’Onofrio  . Rafael Santos Borre nuk ka të ndalur në përshkrimin e rrugës së tij në kampionatin argjentinas  në të cilin ka shënuar 8 gola në 14 ndeshje .

        

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy