Donnarumma: Dua që titullin në Itali ta fitojë Milani

Donnarumma: Dua që titullin në Itali ta fitojë Milani

Gianluigi Donnarumma u largua nga Milani në verën e kaluar, pasi i përfundoi kontrata dhe palët nuk arritën një marrëveshje për rinovimin.

Megjithatë duket se portieri italian nuk e ka harruar skuadrën ku u bë i njohur në futbollin europian. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Donnarumma është shprehur se flet shpesh me lojtarët e Milanit, ndërsa shtoi se shpreson që ta fitojnë ata titullin kampion.

Do të doja Milanin si kampion. Shpresoj që titullin ta fitojnë ata. Flas shpesh me shokët e skuadrës, nuk i kam harruar. Uroj që ky të jetë sezoni i tyre.

Lojtari më i mirë në botë vazhdon të jetë Leo Messi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy