Aouar, afër Romës

Aouar, afër Romës

  Finalizimi i ekperiencës me Lyonin  në përfundimin e sezonit aktual, i ka afruar me shumë ekipet e interesuara për Houssem Aouar.

Sipas specialistit të merkatos Nicolo Schira, Roma është një pretendente serioze  për mesfushorin , drejtuesit e të cilës i kanë ofruar një rrogë rreth 3 milionë euro në sezon , plus bonuset nëse 24 vjeçari do ti arrijë objektivat.

Momenti jo i mirë i lojtarit nga Lyoni , i reflektuar edhe në rendimentin e dobët gjatë ndeshjeve të fundit , e ka vënë seriozisht në dyshim qëndrimin tek ‘’ Les Gones ‘’ dhe ‘’ Verdhekuqtë ‘’  do të mundohen ta arrijnë sa më shpejt akordin , për ti vënë në dispozicion një lojtar shumë cilësor Jose Mourinhos.

Me rikthimin në Itali , ‘’ The Special One ‘’ e ka rikthyer buzëqeshjen në kampin e kryeqytetasve , fakt të cilin e provoi në sezonin e kaluar me fitimin e Conference Leagues, i pari trofe europian në historinë e tre herë kampionëve të Serisë A .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy