Xabi Alonso, kandidat për Real Madridin

Xabi Alonso, kandidat për Real Madridin

Edhe pse ka rezultuar deçiziv në ecurinë e Real Madridit në vitet e fundit, ndoshta eksperienca e Carlo Ancelottit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ do të përfundojë shumë shpejt.

Tek Real Madridi por edhe në çdo ekip tjetër revolucionet janë të nevojshëm dhe drejtuesit kanë filluar të mendojnë për zëvëndësuesin e italianit.

Xabi Alonso është i preferuari i Florentino Perezit, ish mesfushor i kryeqytetasve, i cili ka befasuar në rradhët e Bayer Leverkusenit.

Spanjolli ka shkruar historinë me ‘’ Aspirinat ‘’, fillimisht me fitimin e Bundesligës dhe Kupës dhe më pas arritjes deri në finalen e Europa Leagues, fatkeqësisht të humbur kundër Atalantës së Bergamos.

Ishi i Milanit gjithmonë është shquar si një trainer shumë kokëfortë dhe kërkues por ecuria e ‘’ Galaktikëve ‘’ në kohët e fundit nuk e ka bindur aq sa duhet.

Ndërkohë, 42 vjeçari ka arritur të spikasë për taktikat dhe mënyrën se si Bayer Leverkuseni e zhvillon lojën, një ekip shumë intensiv dhe i frikshëm për çdo rival.

Mirëpo ende është herët për të dhënë një verdikt final sepse faktikisht një trainer si Carlo Ancelotti të jep një lloj garancie për të ardhmen, pavarësisht ulje-ngritjeve të cilat konsiderohen normale në futboll.

Xabi Alonso ka filluar sezonin e tretë me Bayer Leverkusenin, të cilit sigurisht i rriten vlerat sepse flitet për një ndër klubet më të suksesshëm në historinë e futbollit, me të cilin u aktivizua si lojtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy