Avokati Idajet Beqiri, në emisionin “Euro Zone” në MCN TV, tregoi se u mërzit shumë për eliminimin e Belgjikës, për shkak se ishte tifoz i tyre. Gjithashtu duke komentuar për sfidën e gjysmëfinales mes Italisë dhe Spanjës, u shpreh se skuadra e drejtuar nga Mancini është favorite në këtë sfidë.
“Të them të drejtën u mërzita shumë për eliminimin e Belgjikës. Italia fitoi me meritë, por edhe Belgjika humbi shumë raste. Janë dy ekipe të mrekullueshme, por Italia e këtij viti dominon. Kjo Italia është skilia e vjetër dhe ajo e re. Ka thuajse dy ekipe, sikur është një, me lojtarë që e zëvendësojnë mirë njëri-tjetrin. Nuk bën llogari, që të mos lodhet apo gjëra të tjera, siç bënin më parë. Këtë herë i ka futur të gjitha, edhe spektaklin dhe lojën.”, u shpreh Beqiri.



