Vllaznia në futbollin e femrave, vazhdon dominimin në kampionatin shqiptar. Vajzat shkodrane, fituan titullin për vitin e nëntë radhazi, duke treguar edhe njëherë se nuk kanë rivalë në Shqipëri.
Me triumfin 12-0 ndaj Kinostudios, Vllaznia ia doli të shpallet zyrtarisht kampione për sezonin 2021-2022.
Ndonëse janë edhe dy javë për t’u luajtur, diferenca me Apoloninë e vendit të dytë është 8 pikë dhe titulli matematikisht i kalon shkodraneve.
Pas fitimit të titullit në Shqipëri, Vllaznia do të kërkojë të arrijë sukses edhe në Europë, në ndeshjet që do të luhen gjatë verës.



