
Si në çdo ekip tjetër edhe tek Atletico Madridi po punohet me shumë përkushtim për tu përforcuar ashtu siç duhet për pjesën e dytë të sezonit.
Traineri Diego Simeone pretendon përmirësimin e vazhdueshëm, falë të cilit ‘’ Los Rojiblancos ‘’ janë shëndërruar në një ndër ekipet më të vështirë për tu mundur në çdo kompeticion.
Argjentinasi këtë herë e ka vënë gishtin tek Virgil Van Dijk, i cili prej vitesh aktivizohet për Liverpoolin.
Hollandezi është shëndërruar në një komponent stabël tek ‘’ Të Kuqtë ‘’, me të cilët ka fituar trofe të rëndësishëm.
Kontrata me fituesit në fuqi të Premier Leagues merr fund në 2027-tën por s’përjashtohet largimi nga ‘’ Anfield Roadi ‘’.
34 vjeçari e ka eksperiencën e mjaftueshme për të përfaqësuar çdo ekip elite dhe dyert e ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’ tashmë janë të hapura për të.
Dihet se numri një i stolit asnjëherë nuk është dorëzuar dhe pritet një ofensivë nga krerët e madrilenëve gjatë merkatos vijuese, për një ndër mbrojtësit më të spikatur në Europë.



