
Kalimi nga Manchester City tek Chelsea u mendua se do ti jepte një tjetër kuptim karrierës së Raheem Sterling.
Megjithatë, ecuria e anglezit tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ nuk i ka përmbushur pritshmëritë , situatë e cila ka krijuar dyshime për qëndrimin në ‘’ Stamford Bridge ‘’.
Dëmtimi dhe transferimet në dy merkatot e fundit tek Chelsea e kanë lënë në prapavijë sulmuesin , fakt nga i cili sipas britanikes ‘’ Daily Mail ‘’ do të tentojë të përfitojë Arsenali.
Mikel Arteta mendon ndryshe dhe në fakt deri më tani spanjolli ka bërë një punë të shkëlqyer sepse londinezët vijojnë të kryesojnë me meritë në Premier League, pas 24 sfidave të zhvilluara.



