
Pa dyshim që Alphonso Davies do të jetë një ndër protagonistët e merkatos vijuese , i cili ka tërhequr prej kohësh vëmëndjen e drejtuesve të Real Madridit, Chelseat dhe Manchester City-t. 22 vjeçari konsiderohet një ndër më të mirët e Bundesligës dhe jo vetëm dhe tanimë madrilenët kanë ndërmarrë aksione duke përfshirë edhe mikun e ngushtë David Alaba për ta bindur të transferohet në mitikun ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. Florentino Perez siç dihet asnjëherë nuk është kursyer për ‘’ Galaktikët ‘’ , të cilët falë investimeve të manjatit spanjoll janë shëndërruar në një prej ekipeve më të suksesshëm në botë. Numri një i kryeqytetasve parashikohet se do të ofrojë rreth 70 milionë euro për Alphonso Davies , i cili ende nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët me skuadrën nga Mynihu për rinovimin e kontratës. Ky fakt e avantazhon dukshëm Real Madridin, skuadër e cila mund të arrijë një ndër transferimët më të bujshëm gjatë merkatos vijuese. Megjithatë , s’duhen nënvlerësuar ‘’ Blutë e Londrës ‘’ dhe ‘’ The Citiziens ‘’ , ekipe që shquhen për potencialin në aspektin ekonomik dhe mund ta vënë në vështirësi Real Madridin për ishi-n e Vancouver Whitecaps.



