Neymar dëmtohet rëndë dhe largohet mes lotësh, Messi protagonist në fitoren e PSG (VIDEO)

Neymar dëmtohet rëndë dhe largohet mes lotësh, Messi protagonist në fitoren e PSG (VIDEO)

Paris Saint-Germain ka marrë fitoren e radhës në kampionat, teksa ka mposhtur 1-3 St Etienne në transfertë. Protagonist absolut në këtë sfidë ishte Leo Messi, i cili asistoi në të tre golat e shënuar nga skuadra e tij.

Marquinhos në minutat 46 dhe 91 si dhe Di Maria në minutën e 79, i dhanë fitoren PSG-së, që e sheh veten në krye me 40 pikë, 12 pikë më shumë se ndjekësit e Rennes.

Pavarësisht fitores, ajo që i ka shqetësuar të gjithë te parisienët, është një dëmtim i Neymar. Ky i fundit në minutën e 88-të, pësoi një dëmtim të rëndë në këmbën e majtë dhe u largua me barelë nga fusha mes lotësh. Pas analizave të detajuara, do të zbulohet edhe shkallë e dëmtimit për brazilianin.

Në sfidat e tjera në Francë, Brest mposhti 2-1 Bordeaux, ndërsa Rennes triumfoi 0-2 ndaj Lorient. Monaco nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Strasbourg. Clermont u mposht minimalisht nga Reims.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy