
Ylber Ramadani është lojtari më i ri i Lecces në Serie A. Klubi italian, ka arritur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit të Shqipërisë. Lecce ka mbyllur akordin me skocezët e Aberdeen dhe në orët e ardhshme lojtari pritet të zbarkojë në Itali për firmën. Një hap i rëndësishëm për futbollistin shqiptar, që do të vazhdojë karrierën në një nga kampionatet më elitare në botë.



