
Atalanta e Berat Gjimshitit ka eliminura nga Kupa e Italisë Lazio-n me rezultatin 3-1.
Në ndeshjen çerekfinale të zhvilluar në Bergamo fillimisht zhbllokoi mbrojtësi i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti, ndërsa do të barazonte një tjetër shqiptar, Vedat Muriqi, i cili luan për Kosovën. Për të dy futbollistët ishte goli i parë në këtë sezon.
Gjithsesi në pjesën e dytë Atalanta do të realizonte edhe dy herë të tjera, duke arritur të presë një biletë për në gjysmëfinale. Bergameskët në këtë raund me sistem vajtje ardhje do të ndeshen me fituesin e çiftit Napoli-Specia.



