Ditën e sotme në sheshin “Nënë Tereza” u organizua eventi “Auto Drift”. Të apasionuarit pas makinave sportive, bënë që të harrohet vapa e madhe, duke dhuruar spektakël me xhirime gomash, kthesa të forta që merreshin në vend nga shoferët dhe adrenalina në maksimum.
Pjesa më e madhe e atyre që morën në këtë event ishin djem, të cilët pasion kanë makinat.




