Liverpool-City nuk nxjerr asnjë fitues, Bayern Munich pëson humbjen e parë (VIDEO)

Liverpool-City nuk nxjerr asnjë fitues, Bayern Munich pëson humbjen e parë (VIDEO)

Është mbyllur në barazim 2-2 supersfida e Premier League, mes Liverpool dhe Manchester City. Siç edhe pritej, spektakli nuk mungoi në këtë sfidë, ku u prodhuan 4 gola.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta ishte krejt ndryshe. Mane kaloi skuadrën e Klopp në avantazh në minutën e 59-të, ndërsa 10 minuta më vonë miqtë barazuan shifrat me Foden.

Në minutën e 76-të, Mohamed Salah, pasi dhuron spektakël me topin, duke dribluar kundërshtarët, gjuan me të djathtën dhe e ndal topin në fundin e rrjetës. Festa e vendasve zgjati vetëm 5 minuta, pasi City barazoi sërish me De Bruyne.

Liverpool renditet në vendin e dytë me 15 pikë, ndërsa Manchester City ndjek nga pas me 14 pikë.

Ndërkohë në Bundesligë, Bayern Munich ka pësuar një humbje surprizuese, teksa është mposhtur me rezultatin 1-2 ndaj Eintracht Frankfurt. Pavarësisht se kaluan të parët në avantazh me Goretzka në minutën e 29-të, bavarezët nuk e ruajtën dot avantazhin, duke u përmbysur ndaj Eintracht, pas golave të Heinteregger në minutën e 32-të dhe Kostic në minutën e 83-të. Vlen të theksohet se kjo është humbja e parë sezonale për skuadrën e Nagelsmann në kampionat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy