Bergomi nxjerr Interin nga gara: Milani dhe Napoli kanë diçka më shumë, i shikoj favoritë

Bergomi nxjerr Interin nga gara: Milani dhe Napoli kanë diçka më shumë, i shikoj favoritë

Interi nuk e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa rezultatet negative, ka bërë që tifozët të dalin kundër trajnerit Inzaghi.

Në fillim, ziklatërit ishin skuadra favorite për të fituar titullin kampion, por me paraqitjet e treguara deri tani, kanë bërë që kuotat të bien.

Për këtë ka folur edhe ish-kapiteni i Interit, Beppe Bergomi, i cili në një intervistë të dhënë për “Corriere della Sera”, u shpreh se titulli do të diskutohet mes Milanit dhe Napolit.

Për titullin është ende shumë rrugë e gjatë, por objektivisht besoj se si Milani ashtu edhe Napoli kanë diçka më shumë se të tjerët dhe për këtë arsye i shoh si favoritë. Në çdo rast, jemi ende në shtator dhe nuk po i heq shpresat çdo skuadre, madje as Juventusit që edhe për shkak të dëmtimeve nuk po respekton pritshmëritë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy