
Prej shumë vitesh Barcelona vijon të hasë probleme sidomos në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Pavarësisht rezultateve pozitive nën drejtimin e Hansi Flickut, ende ‘’ Los Cules ‘’ nuk kanë arritur në lartësinë e duhur referuar këtij pozicioni.
Këtë herë drejtuesit kanë preferuar Segunda Division në Spanjë dhe e kanë gjetur një element cilësor tek Almeria.
Flitet për Marc Pubill, i cili ka lënë gjurmë në një ligë tejet kompetitive, edhe pse në rradhët e një ekipi mesatar.
Krerët e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ janë të ndërgjegjshëm se 21 vjeçari është një ndër më të mirët e 11-shes së trainerit Rubi, i cili beson fuqimisht në aftësitë e tij.
Por, një interes i Barcelonës ndoshta do t’ia ndryshojë rrjedhën ngjarjeve, edhe pse drejtuesit e Almerias janë shprehur se nuk do t’ia lehtësojnë largimin nëse oferta e Joan Laportas nuk do të jetë bindëse.
Progresi i bërë gjatë sezonit natyrisht ia lartëson vlerat Marc Pubill dhe e bën automatikisht edhe më të preferuar në merkaton verore nga ekipet e rëndësishëm.



