Nicolo Barrella në radarët e Real Madridit

Nicolo Barrella në radarët e Real Madridit

Me Isco Alarcon , Martin Odegaard  dhe Dani Ceballos drejt largimit  Real Madridi është duke i llogaritur mirë hapat për të transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ lojtarët e përshtatshëm për skemat e  Carlo Ancelottit.  Me largimin e komponentëve  të sipërmpermendur  Real Madridit do ti duheshin ndërhyrjet e menjëhershme për të mos humbur kohë dhe të përforcohen ashtu siç duhet në vigjilie të sezonit të ri .   

Pas largimeve të Achraf Hakimit , Romelu Lukakut dhe me shumë mundësi të Lautaro Martinezit nga ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ , drejtuesit e  italianëve i  kanë dhënë dritën jeshile edhe  mesfushorit Nicolo Barrela që tashmë  pretendohet nga  kryeqytetasit  . 

  ‘’ Galaktikët ‘’  do të përfitojnë rreth 65 milionë euro me shitjen e Martin Odegaard tek Arsenali dhe këtë shifër duan ta vënë në dispozicion për  të afruar 24 vjeçarin në gjirin e tyre.  

Italiani ishte një ndër lojtarët më përcaktues në skemat e Antonio Contes  në një sezon ku Interi u kurorëzua me  fitimin e 19-të të Scudettos  pas 11 vitesh. Problemet ekonomike e kanë dërguar në këtë situatë Interin që rrezikon të humbasë pikat referuese të tij .  

46 ndeshje ,  3 gola dhe 10 asiste të shoqëruara me fitimin e Europianit me ‘’ Azurrët ‘’ ia kanë ngritur vlerat Nicolo Barrelas i cili  pretendohet nga një ndër klubet më të famshëm të planetit .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy