Tre opsione për Xavi Simons

Tre opsione për Xavi Simons

 Situata e ndërlikuar tek Paris St Germain e ka ndërgjegjësuar Xavi Simons i cili e ka kuptuar se qëndrimi në ‘’ Parque de Prince ‘’ nuk mund të vazhdojë gjatë .

18 vjeçari është pjesë e një klubi të projektuar për të lideruar në çdo kompeticion në të ardhmen por  s’ka mundur të adaptohet siç duhet në skemat e Mauricio Pochettinos . Ky fakt nuk e anashkalon talentin impresionues të cilin e ka perfeksionuar pas periudhës së suksesshme në ekipet inferiore të Barcelonës , aty ku arriti shumë shpejt të tregojë vlerat  .

 Situata e pakëndshme tek ‘’ Les Pariziens ‘’ ia ka hapur horizontin dhe skuadrat me emër kanë filluar të interesohen për Xavi Simons .  Barcelona , Manchester City dhe Newcastle United e kanë filluar këtë luftë, gjatë të cilës pritet që të shtohen pretendentët .

Katalanasit  e vlerësojnë kthimin e mesfushorit në shtëpi për tu pasuruar me talentë  dhe Xavi Simonsin do ta priste një konkurrencë interesante  me Gavin dhe Nicon për një vend në 11- she . Prezenca e lojtarit nga Amsterdami do ta favorizonte  këtë repart por do të interpretohej edhe si një kërcënim për lojtarët e lartpërmendur .

 Për Manchester City-n komentet janë të tepërta . Pep Guardiola e njeh me rrënjë ish skuadrën e tij  dhe ndryshimi me ‘’ Los Cules ‘’ është se ‘’ The Citiziens ‘’  janë në një nivel ndryshe në çdo aspekt dhe natyrisht më të favorizuar për arritjen e objektivave madhorë .

Anglezët kanë menduar  transferimin në ‘’ Etihad Stadium ‘’ me  formulën e huazimit për të analizuar adaptimin  në skemat e të madhit Pep , e më pas të marrin një vendim definitiv për qëndrimin  apo jo tek ishullorët .

Lista mbyllet me Newcastle  . Sheikët e ‘’ Las Urracas ‘’ kanë premtuar se shumë shpejt do ti shëndërrojnë britanikët në një skuadër elite dhe i kanë dhënë rezultatet e para me transferimin e Kieran Trippier në ‘’ St James Park ‘’.

Eshtë vetëm fillimi për klubin më të pasur të botës në një sezon për tu harruar  sepse klasifikohen në fundin e tabelës por Eddie Howe do të japë maksimumin për ta ndryshuar situatën  tek bardhezinjtë  pasi ka një mbështetje që çdo trainer do ta ëndërronte .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy