Parisi publikon çmimin për Icardi-n

Parisi publikon çmimin për Icardi-n

Paraqitjet e Mauro Icardit nuk e kanë kënaqur Mauricio Pochettinon dhe në Paris po mendohet largimi i argjentinasit . Ish kampionët e Francës nuk duan të gabojnë me qëndrimin e mëtejshëm të 28 vjeçarit në ‘’ Parque De Prince ‘’ dhe kanë deklaruar se duan  ta largojnë  për 35  milionë euro.   Kuq e blutë po mendojnë një mënyrë efikase për rimëkëmbjen e financave dhe  e konsiderojnë të udhës largimin e Mauro Icardit .  Kjo lëvizje shikohet si   shumë inteligjente sepse do  ti ndihmojë për të siguruar qëndrimin e  Neymar Junior dhe Kylian Mbappe .

Francezi  është përfolur  shumë për ndërrimin e ambjentit   dhe nëse do të jetë kështu do ta detyrojnë kampionin në fuqi të Ligue 1 për të afruar  yje të tjerë . Ndër alternativat që kanë marrë forcë gjatë këtyre javëve janë ato të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos . Uria për sukses e Nasser Al Khelaifit nuk njeh limite dhe për këtë arsye ka preferuar këtë rrugë sepse argjentinasi dhe portugezi janë profile që mund t’i ndihmojnë kryeqytetasit për të fituar  Champions Leagues për shkak të eksperiencave të mëparshme .

Nëse kthehemi paksa tek Mauro Icardi duhet theksuar  se e ka shpërdoruar absolutisht besimin e Thomas Tuchel  dhe sipas  L’Equipe largimi i tij do ta ndihmonte sadopak ekonominë e Parisit për tu rigjeneruar .

 Rendimenti i vakët është kanalizuar në 25 ndeshje , 12 gola dhe 6 asiste dhe i  ka përshpejtuar aksionet e liderve të Parisit për ti treguar daljen sepse  nuk kanë ndërmend të presin gjatë për arritjen e objektivit  madhor të tyre .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy