Miqësorja e U-17/ Tjetër humbje 0-3, Shqipëria mposhtet nga Turqia

Miqësorja e U-17/ Tjetër humbje 0-3, Shqipëria mposhtet nga Turqia

Dy ditë pas humbjes 0-3 në stadiumin “Air Albania”, Shqipëria U-17 është mposhtur sërish me të njëjtin rezultatin nga moshatarët e Turqisë.

Pas një fillimi të balancuar me të dyja skuadrat që tentojnë të marrin kontrollin e lojës janë miqtë të cilët kalojnë të parët në avantazh në minutën e 10-të me mbrojtësin Mertcan Ayhan që godet saktë me kokë në qendër të zonës pas një goditje nga këndi, duke mposhtur portierin Dervishi.

Minuta e 17-të arbitri akordon penallti për Turqinë pas një ndërhyrje në zonë të Bodes, e cilësuar si e parregullt. Nga pika e bardhë godet Canlopat, por Dervishi kupton krahun dhe grushton gjuajtjen. Në vijim të aksionit është Gokay gjuan dhe dërgon topin në portë, ndërkohë që arbitri kryesor ka vërshëllyer për një faull në momentin e ekzekutimit të penalltisë pasi disa lojtarë turq kanë hyrë para kohe në zonë.

Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 0-1 në favor të turqve, teksa nuk pati të tjera raste për t’u shënuar.

Në minutën e 68-të turqit arrijnë të shënojnë edhe golin e dytë me anë të Veis Yiliz, i cili është i saktë me gjuajtjen e tij nga distanca.

Në minutën e 89-të, Turqia realizon edhe golin e tretë me Kaçmaz që finalizon saktë me të djathtën në distancë të afërt me portën, duke shënuar. Në minutat e mbetura rezultati nuk ndryshon dhe miqësorja mbyllet me fitoren 3-0 të Turqisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy