Shqipëria U-19 shkëlqen ndaj Malit të Zi, fitore me “tris” në miqësore

Shqipëria U-19 shkëlqen ndaj Malit të Zi, fitore me “tris” në miqësore

Shqipëria U-19 mposhti në miqësore me rezultatin 3-1 Malin e Zi të 19-vjeçarëve. Kuqezinjtë e drejtuar nga Armando Cungu treguan një paraqitje shumë të mirë këtë të premte në Podgoricë.

Ndonëse rastet për shënim ishin të shumta, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Rezultati do të zhbllokohej vetëm në minutën e 58-të, pasi Bilario Azizi jep një top të gjatë nga mbrojtja për Eljo Toçin , sulmuesin e Fiorentinës, i cili e merr mjaft mirë, duke e dërguar topin në rrjetë. 3 minuta më vonë, Eljo Toçi gjen sërish golin, pas një asisti të dhënë bukur nga Dejvid Janaqi. Kuqezinjtë në avantazh të dyfishtë në brenda pak minutash, ndërsa për të trefishuar shifrat do të mendonte Cristian Shpendi, i cili shënon një supergol nga jashtë zone në minutën e 77-të, pas një gabimi të mbrojtjes kundërshtare.

Në kohën shtesë, gjyqtari akordon një penallti në favor të malazezëve, të cilët e shndërrojnë në gol. Ndeshja mbyllet kështu me rezultatin përfundimtar 1-3, me kuqezinjtë që zhvillojnë një ndeshje mjaft të bukur dhe të mirë.

Pas katër ditësh, Shqipëria U-19 do të luajë një tjetër miqësore po ndaj Malit të Zi, me takimin që do të zhvillohet në po të njëjtin vend dhe ku tekniku shqiptar do të ketë mundësinë të shikojë edhe njëherë të gjithë lojtarët e tjerë e thirrur në këtë grumbullim. Këto dy miqësore do t’i shërbejnë trajnerit Cungu për të kolauduar grupin përfundimtar në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian 2022 që do të luhen në Shqipëri në datat 10, 13 dhe 16 nëntor dhe ku kuqezinjtë janë shortuar në grupin 7 së bashku me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy