Franca regjistroi një tjetër humbje zhgënjyese, teksa u mposhtën 2-0 nga Danimarka në Ligën e Kombeve. Me këtë disfatë, Franca mbetet në vendin e tretë në grup, me vetëm 5 pikë.
Pas ndeshjes, foli edhe trajneri Deschamp, i cili u shpreh se ka pasur mungesa, por kjo nuk duhet të jetë alibi. Më tej ai u shpreh se në Botëror do të jetë një tjetër skuadër.
Për një kombëtare si e jona dëmtimet nuk mund të jenë alibi. Lojtarët me të cilët përballuam këto dy ndeshje do të na nevojiten në të ardhmen, por Franca e Botërorit do të jetë një tjetër, sidomos nëse arrijmë t’i rikuperojmë të gjithë.
Idetë do të jenë më të qarta pas një muaji. Si për mua, por sidomos për djemtë, të cilët edhe një herë dhanë maksimumin.



