Skiatori shqiptar, Denni Xhepa bëri një arritje historike për Shqipërinë ditën e sotme, teksa u rendit i 28-ti në Slalom midis 88 garuesve, në Lojërat Olimpike Dimërore Beijing 2022.
Kjo është arritja më e mirë për Shqipërinë ndonjëherë në një aktivitet madh. Gjithashtu vlen të përmendet se Denni është renditur edhe më i miri për moshën U-21.
Skiatori shqiptar premton shumë për të ardhmen, pasi është vetëm 18-vjecca dhe u rendit mes 28 më të mirëve.



