
Hyrja në garë e Paris St Germain për Nico Williams, sigurisht ja ka prishur planet Barcelonës.
Drejtuesit e katalanasit janë të ndërgjegjshëm për potencialin e Nasser Al Khelaifit, i cili mbetet një kërcënim serioz gjatë merkatove, për çdo ekip.
Sulmuesi zhvilloi një Europian për tu mbajtur mend me Spanjën, i cili rezultoi një ndër më të mirët e Luis de la Fuentes.
Mënyra e lojës sigurisht entuziazmon çdokënd, për të cilin drejtuesit e Athletic Bilbaos pretendojnë të arkëtojnë 60 milionë euro, shifër që i korrespondon klauzolës për prishjen e kontratës.
22 vjeçari shquhet si një lojtar shumë teknik, i shpejtë dhe i aftë të vërë në vështirësi çdo mbrojtje kundërshtare, me inkursionet e tij.

Sipas ‘ Catalunya Radio ‘, ‘’ Les Pariziens ‘’ nuk kanë preferuar të presin pasi flitet për një komponent shembullor, i cili mund ti avantazhojë në metrat e fundit.
Sigurisht Luis Enrique është një trainer shumë ambicioz, i sigurtë në hapat që bën, i cili i tregoi aftësitë edhe në të kaluarën me Barcelonën.
Numri një i kuq e bluve po tenton prej shumë vitesh ta vendosë emrin e Paris St Germain në librin e fituesve të Champions Leagues por rruga ka rezultuar tejet e vështirë.
Nëse krahasojmë francezët me spanjollët në aspektin e ofertës, pa dyshim që diferenca është shumë e madhe, faktor që mund të përcaktojë të ardhmen e golashënuesit nga Pamplona.
Merkatoja verore është një moment kyç për vijmësinë pasi bëhet fjalë për dy ekipe shumë të njohur, të cilët sigurojnë fitimin e trofeve.



