Juventusi , interes për Lukakun

Juventusi , interes për Lukakun

Pas një sezoni për tu harruar në lidhje me suksesin , për Juventusin merkatoja e verës do të jetë deçizive për vijimësinë . ’’ Zonja e Vjetër ‘’ tanimë ka shfaqur interes për Romelu Lukakun, golashënues që do të rikthehet tek Chelsea pas huazimit tek Interi , drejtuesit e të cilës ende janë skeptike mbi negociatat për sulmuesin, i cili tek zikaltërit e ka treguar se është një ndër më cilësorët në Europë. Traineri Massimilliano Allegri tanimë e ka dhënë dritën jeshile për transferimin e 30 vjeçarit në ‘’ Allianz Stadium ‘’ , akord që mund të finalizohet për 30 milionë euro. Megjithatë ‘’ Blutë e Londrës ‘’ mendohet se do të tentojnë të përfitojnë maksimalisht nga largimi i ‘’ Buallit ‘’ nga ‘’ Stamford Bridge ‘’, i cili ka rikuperuar terrenin e humbur , me finalistët e edicionit të kaluar në Champions League. Ishi i West Bromwich Albion e njeh shumë mirë Juventusin për arsye të përballjeve në të kaluarën dhe nëse do të vendosë për ish rekordmenët e Scudettos, pa dyshim do të shëndërrohej në një ndër transferimet më të bujshëm gjatë merkatos së verës. Në sezonin e kaluar, Romelu Lukaku kontriboi për skuadrën e drejtuar nga Simone Inzaghi , me 14 gola dhe 7 asiste në 37 sfida por duhet pritur deri ku do të arrijë Juventusi ne lidhje me një akord të mundshëm .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy