U largua nga Apolonia, trajneri Rodriguez: Mungesë profesionalizmi, nuk ndihesha rehat

U largua nga Apolonia, trajneri Rodriguez: Mungesë profesionalizmi, nuk ndihesha rehat

Yeray Rodriguez, dha dorëheqjen pak ditë më parë, duke u larguar nga drejtimi i Apolonisë, skuadër e cila militon në Kategorinë e Parë.

Në një prononcim të dhënë për mediat spanjolle, 42-vjeçari zbuloi edhe arsyen që e shtynë të marrë këtë vendim.

Sipas tij, te klubi fierak, kishte mungesë profesionalizmi, në lidhje me objektivat e vendosura në fillim të sezonit.

Projekti nuk i plotësonte kushtet që ishin ofruar në fillim me objektivin e promovimit. Vura re mungesë profesionalizimi në disa aspekte dhe nuk ndihesha rehat me situatën. Pas dy javë bisedimesh, paraqita dorëheqjen.

Trajneri Rodriguez e lë skuadrën e Apolonisë në vendin e pestë në renditjen e Kategorisë së Parë, 10 pikë larg kreut, që mbahet nga Bylis.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy