
Fernandinho është pjesë e Machester City nga viti 2013, por ky është sezoni i fundit që mesfushori do të luajë me skuadrën angleze.
Braziliani ka njoftuar se pas përfundimit të sezonit, do të largohet nga City, pasi i skadon edhe kontrata.
Ai u shpreh se ka vendosur me familjen e tij që të rikthehen në Brazil dhe ta vazhdojë aty karrierën e tij.
Nuk do të rinovoj kontratën. Unë dua të luaj dhe sigurisht që do të kthehem në Brazil. Kam vendosur me familjen time, është më e rëndësishmja për mua. Kështu që jam i sigurt se sezonin e ardhshëm do të luaj në Brazil.
Fernandinho largohet nga Manchester City pasi fitoi katër tituj të Premier League, gjashtë EFL Cup, një FA Cup dhe një Community Shield.



