Paris St Germain gjen zëvëndësuesin e Sarabias

Paris St Germain gjen zëvëndësuesin e Sarabias

  Largimi i Pablo Sarabias tek Wolverhampton i ka shtyrë drejtuesit e Paris St Germain të kërkojnë një zëvëndësues për spanjollin.

 ‘’ Les Pariziens ‘’ janë treguar efikasë dhe do të tentojnë ti rrëmbejnë Lyonit  Rayan Cherkin.

Mesfushori i talentuar ka treguar një nivel mbresëlënës dhe sipas  francezes L’ Equipe ‘ do të sfidojnë Real Madridin dhe Juventusin për 19 vjeçarin.

Në Francë perla e ‘’ Les Gones ‘’ krahasohet me Karim Benzeman , si në aspektin fizik ashtu edhe duke iu referuar mënyrës së lojës.

Sigurisht që një transferim në ‘’ Parque de Prince ‘’ , sidomos në këtë moshë do të ishte një arritje shumë e madhe për Rayan Cherkin dhe një progres për parizienët në aspektin e fuqizimit me talentë , të cilët mendohet se do të jenë përfaqësuesit e kuq e bluve në të ardhmen.

S’duhet harruar se Paris St Germain në çdo merkato konsiderohet një ndër protagonistët absolutë pasi synon trofe të rëndësishëm, me në krye fitimin e Champions Leagues.

Modeli i zgjedhur nga gjigandët e Francës i përafrohet atij të Bayern Munchen , dominues i padiskutueshëm i Bundesligës në vitet e fundit dhe një rival shumë i fortë edhe në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

 

           

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy