Gurishta: Të tregojmë vlerat ndaj Partizanit, faji për situatën e Vllaznisë është i lojtarëve

Gurishta: Të tregojmë vlerat ndaj Partizanit, faji për situatën e Vllaznisë është i lojtarëve

Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, ka folur në konferencë për shtyp, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ndaj Partizanit në çerekfinalen e Kupës.

Gurishta deklaroi se faji për situatën ku ndodhet skuadra, është i lojtarëve, për të cilët tha se duhet të tregojnë vlerat ndaj Partizanit.

Para se të flas për ndeshjen me Partizanin, e ndjej për detyrë t’i kërkoj falje tifozëve të Vllaznisë, presidencës dhe stafit teknik të ekipit. E them dhe stafin teknik, sepse jemi ne ato që luajmë në fushë, jemi ne ata që duhet ta marrim ekipin për dore.

Jemi ne që kur ekipi ndodhet në ditë të vështirë duhet ta nxjerrim nga ajo situatë. Kështu që faji më i madh për këtë disfatë është i lojtarëve. Por, ajo që ka kaluar, ka kaluar tashmë dhe duhet të shohim përpara. Ne nuk e kemi në dorë ta kthejmë kohën prapa dhe ta luajmë dhe njëherë atë ndeshje.

Por, kemi në dorë që në vazhdimësi të rikuperojmë sa më shpejt atë gabim që bëmë dhe mendoj se i kemi të gjitha forcat për ta lënë pas krahëve atë humbje dhe të vazhdojmë rrugën tonë. Ekipi i ka të gjitha mundësitë që të luftojë si në kampionat, edhe në kupë.

Nesër ndaj Partizanit duhet të tregojmë vlerat tona dhe atë gabim që bëmë ndaj Kastriotit, ta rikuperojmë me një rezultat pozitiv në takimin ndaj kundërshtarit në Kupë, me të cilin kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira dhe besoj se kështu do të ndodhë edhe nesër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy