
Rimal Haxhiu është lojtari më i ri i Tiranës. Lojtari është prezantuar nga vetë klubi bardheblu nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale.
23-vjeçari ishte pjesë e Kukësit këtë sezon, nga të cilët u largua pak ditë më parë.
Roli natyral i Haxhiut është mesfushor, por mund të luajë edhe në të gjithë krahun e djathtë, në mbrojtje ose sulm.



