
Ashtu siç është bërë me dije edhe kohë më përpara, lista e pretendentëve për Rayan Cherkin po zgjerohet.
Në fillim ishte Real Madridi, ekip të cilit do ti duhet të masë forcat me Manchester City-n gjatë merkatos së verës. Niveli impresionues si me Lyonin ashtu edhe me Francën e ka shtuar dëshirën e Pep Guardiolas për ta patur nën urdhërat e tij duke filluar që nga sezoni vijues.
Vizioni për lojën, mënyra se si driblon dhe efikasiteti në finalizim janë tre komponentë të cilët e shëndërrojnë në një element bindës.
Ndërkohë, drejtuesit e ‘’ Les Gones ‘’ të ndërgjegjshëm për potencialin e Khaldoon Al Mubarak po përgatiten për largimin e mesfushorit, ndoshta tek një ndër ligat më të rëndësishme të Europës.
Nëse e arrin këtë hap në karrierë, kalimi tek ‘’ Qytetarët ‘’ nënkupton një sfidë tejet të vështirë për arsye se do të ketë si trainer një ndër më kërkuesit si i famshmi ‘’ Pep ‘’.
Nga specialistët Rayan Cherki vlerësohet një ndër talentët e të ardhmes, i cili e ka mbajtur veshur fanellën e Lyonit për gjashtë sezone rradhazi.
Në të shkuarin shënoi 12 gola në 44 sfida, kontriboi me 20 asiste dhe e ndihmoi ekipin e Paulo Fonsecas për të qenë pjesëmarrës në Europa Leagues sezonin vijues.



