Pretendentët për Coutinhon

Pretendentët për Coutinhon

 E ndodhur në probleme të rënda ekonomike , Barcelona prej kohësh ka deklaruar se do të aplikojë shitjen e disa elementëve për të rikuperuar sadopak dhe kështu të fillojë fazën e ngjitjes .  Katalanasve nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shfrytëzojnë të gjitha variantet për të dalë një herë e mirë nga ky ngërç sepse   do ti përkeqësonte gjërat në të ardhmen .  Një ndër lojtarët që e ka lënë  të pakënaqur Ronald Koeman është Philippe Coutinho i cili për më tepër   klasifikohet ndër më të paguarit tek ‘’ Los Cules ‘’. 

Ky fakt i ka shkaktuar shumë probleme spanjollëve sepse nuk kanë mbetur të kënaqur  me performancën e 29 vjeçarit dhe për ta tashmë është mbushur kupa dhe kërkojnë me çdo kusht ta largojnë nga ‘’ Camp Nou ‘’. 

Pretendentët janë disa .   Sipas Tuttosport agjenti  Kia Joorabchian ka nisur tratativat për ti gjetur ekip dhe deri më tani mundësia më konkrete  është ajo e Milanit , ekip që ka shijuar një sezon ndryshe nga të tjerët duke e finalizuar  me kualifikimin në Champions League.  Kuqezinjtë i friksohen largimit të  Hakan Calhanoglu për të cilin ofertat kanë rezultuar të shumta dhe Philippe Coutinho konsiderohet i duhuri për të mbuluar boshllëkun që do të lërë turku  .  

Interesit të Milanit i është shtuar  edhe Liverpooli , skuadër me të cilën sipas ‘’ The Sun ‘’ lojtari nga Rio De Janeiro ka shijuar një eksperiencë shumë të bukur  . Por duke analizuar karakteristikat e tij dilet në konkluzionin  se janë  të përputhshme sidomos me Premier Leaguen , kampionat ku edhe  Leicester City vlerësohet  një mundësi reale  që Philippe Coutinho të rikthehet pak e nga pak në lojtarin determinant që ishte me Liverpoolin . 

Në ‘’ Anfield Road ‘’ , talenti i kombëtares së ‘’ Seleçaos ‘’ ka shijuar 6 sezone të mrekullueshme që i shërbyen si trampolinë për tu transferuar në Katalunjë , eksperiencë që dëshiron me çdo kusht ta hedhë pas krahëve . 14 ndeshje , 3 gola dhe 2 asiste ia kanë mbushur mendjen Ronald Koeman se Philippe Coutinho nuk është i duhuri për një skuadër që kërkon domosdoshmërisht rikthimin tek suksesi .

Momentalisht ekstremi ndodhet në Brazil duke u rikuperuar nga një dëmtim në kavilje dhe është në pritje të ofertave për të determinuar se çfarë rruge do të ndjekë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy