“Euro 2016”, djemtë e Kombëtares kuq e zi priten si heronj në Tiranë

“Euro 2016”, djemtë e Kombëtares kuq e zi priten si heronj në Tiranë

Delegacioni kuq e zi mbërriti në Aeroportin “Nënë Tereza” rreth orës 15:30, ku u bë dhe pritja zyrtare. Në pritjen e kuqezinjve ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama i cili shoqërohej nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ku u bënë  me të gjitha nderimet ushtarake dhe rojen e nderit.

 

Pas ceremonisë së pritjes në aeoroport, lojtarët hipën në autobuzin e hapur i cili ishte bërë enkas për ekipin kuq e zi ,të cilët më pas u nisën drejt kryeqytetit. Ndalesa e parë e kuqezinjve ishte në Bashkinë e Tiranës ku u pritën nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. Gjatë fjalës së tij Veliaj falenderoi skuadrën për performancën e saj mjaft të mirë në “Euro 2016” ku më pas i dorëzoi kapitenit të kombëtares Lorik Cana në shenjë mirënjohje “Çelësin e qytetit”. Në fjalën e tij Cana u shpreh mjaft i lumtur për këtë mikëpritje që u bë përfaqësues, duke theksuar se shpreson që ekipi të vazhdojë ende në këtë rrugë që ka nisur. 

 

Ashtu siç dhe kryeminstri iu premtoi në dhomat e zhveshjeve pas fitores kundër Rumanisë, që do t’iu jepte pashaporta diplomatike, ndalesa e dytë e kombëtares ishte në Ministrinë e Jashtme. Delegacioni kuqezi u prit nga Ministri Ditmir Bushati i cili falenderoi të gjithë skuadrën duke theksuar se ekipi arriti të bëjë atë që politika e ka tabu duke përcjellë një mesazh të mjaft të mirë në Europë. Bushtari theskoi se këtë futbollistë janë amasadorët më të mirë të Shqipërisë në botë.  Më pas të gjithë futbollistët një e nga një nisën të aplikonin për pashaportat diplomatike.

 

Një pritje kjo mjaft e madhe për ekipin kombëtar pas një paraqitje vërtet të mirë në kampionatin europian ku merrnin pjesë për herë të parë në histori. Kuqezinjtë u renditën në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit me dy humbje dhe një fitore, atë kundër Rumanisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy