“Shqipëria më e mirë në histori”, Bushi: Reja kishte objektiv tjetër, tani tentojmë Botërorin

“Shqipëria më e mirë në histori”, Bushi: Reja kishte objektiv tjetër, tani tentojmë Botërorin

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi është shprehur se ekipi aktual që trajneri Edy Reja ka në dispozicion, është më i miri në histori. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Bushi foli edhe për ndeshjen e nesërme kur Shpresat do të përballem me Slloveninë, duke thënë se kuqezinjtë do të kërkojnë vetëm fitore.

“Kombëtarja tashëm ka shumë lojtarë, shumë alternativa, trajner dhe staf shumë i mirë. Është një punë shumë e mirë e bërë gjatë këtyre 15 viteve për të marrë lojtarë kaq të mirë.

Mesa di unë objektivi i Rejës ka qenë të bëjë një skuadër konkurruese për Europianin e ardhshëm, por t’i bëjmë hyzmetin edhe Botërorit. Të mposhtim Poloninë dhe të shikojmë përpara. Nuk duhet të jemi aspak euforikë. Lojtarët luajnë në ekipe të mëdha dhe nuk janë euforikë. Mendoj se do të dalim mirë.  

Në vitet e fundit, Shpresat kanë dërguar shumë lojtarë në ekipin e parë. Janë 3-4 lojtarë që shumë shpejt do i bashkohen Kombëtares së parë nga Shpresat. Kjo e Rejës mund të konsiderohet si më e mira që kemi pasur ndonjëherë. Për Brojën mund të them fjalët më të mira, është një nga sulmuesit më të mirë që ka pasur Shqipëria. Mendoj se do i kalojë të gjithë limitet. Ne kemi një ekspert në stol dhe ashtu si po e menaxhon Reja, po i merr maksimumin Brojës.

Tashmë jemi mësuat të dërgojmë shumë lojtarë te Kombëtarja e parë dhe nuk na bën më përshtypje. Gjithsesi ne do të kërkojmë të marrim fitoren ndaj Sllovenisë. E dimë që do jetë e vështirë, por duam 3 pikët.”, u shpreh Bushi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy