
Partizani dhe Tirana do të përballen mes tyre këtë të premte, me derbin e kryeqytetit që premton spektakël.
Përveç fushës së lojës, pritet spektakël edhe në tribuna. Dy tifozeritë njihen për rivalitetin e madh mes tyre dhe ngacmimet në distancë nuk do të mungojnë.
Ndonëse ndeshja edhe gati 1 orë nga fillimi, dy tifozeritë, kanë nisur marshimin e tyre drejt stadiumit “Air Albania”.
Në mënyrë të organizuar, “Guerrils” të Partizanit dhe “Fanatics” të Tiranës, janë nisur për spektaklin e radhës.



