
Së fundmi Atalanta ka marrë një ofertë gati të parefuzueshme nga Newcastle, skuadër që kërkon të fuqizohet me një ndër sulmuesit më të mirë jo vetëm në Serinë A por në të gjithë Europën si Duvan Zapata.
Bergamaskët janë tunduar shumë nga guximi i bardhezinjve për kolumbianin i cili e meriton me sakrificat e bëra ndër vite duke i dhënë kënaqësinë Gian Piero Gasperinit të ketë një lojtar si pak të tjerë në repartin ofensiv .
40 milionët e ofruara nga sheiku Al Rumayyan e kanë tunduar seriozisht presidentin Antonio Percassi , shifër të cilën sipas ‘ Calciomercatos ‘ janë të gatshëm ta pranojnë për 30 vjeçarin .
Interesi i anglezëve duket se e ka bindur Duvan Zapatan sepse në ‘’ St James Park ‘’ i kanë ofruar 6.5 milionë euro në sezon , dyfishin e rrogës që përfiton tek e ashtuquajtura ‘’ Dea ‘’ .
Eshtë shumë e rëndësishme të theksohet se falë strategut italian , zikaltërit kanë tejkaluar parashikimet , fillimisht me pjesëmarrjen në Europa League e më pas në Champions League duke kaluar edhe fazën e grupeve dhe me plot gojën numri një i stolit mund të konsiderohet si traineri me më shumë influencë në historinë e Atalantës .
Vendimi i italianëve mund të konsiderohet shumë llogjik sepse oferta e Newcastle sidomos në këtë kohë pandemie nuk është e lehtë për tu refuzuar dhe për të mbushur boshllëkun e ishi-t të Napolit , Gian Piero Gasperini ka zgjedhur Andrea Belottin , një ikonë tek Torino.
Kontrata e 28 vjeçarit me skuadrën ‘’ Granata ‘’ merr fund në verën e ardhshme dhe Atalantës i duhet me patjetër të mendojë rindërtimin e fazës sulmuese me një kompomonent që siguron gola gjatë sezonit.
Oferta e Newcastle United mund ta ndihmojë ‘’ Mbretereshën ‘’ e Italisë për të fuqizuar akoma më tepër por e sigurtë është se Duvan Zapata do të mbetej shumë gjatë në memorien jo vetëm të Gian Piero Gaseprinit por të gjithë tifozerisë së Atalantës si një ndër sulmuesit më produktivë që kanë përfaqësuar ngjyrat zikaltër .
Në lidhje me Andrea Belottin duhet shtuar se eksperienca me Torinon do të rezultonte një ndihmë e madhe për skemat e Gian Piero Gasperinit dhe një avantazh për të do të ishte pjesëmarrja e mundshme në Champions League , kompeticion ku Atalanta ka treguar se mund të surprizojë në çdo sezon .
2 gola në 10 ndeshje nuk përputhen me vlerat nga të cilat karakterizohet Andrea Belotti por e bukura e kësaj historie është se pretendohet nga Atalanta , skuadër që prej disa sezonesh i ka dhënë rezultatet dhe konsiderohet ndër surprizat e Italisë dhe jo vetëm .



