Gazetari Sportiv Tami Kona në një lidhje me skype tha në “Mcn Informacion” se kombëtarja shqiptare i ka shanset për përfaqësim dinjtoz në ndeshjen e parë përballë Anglisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit. Kona vuri në dukje se lojtarët ku duhet të bazohet kombëtarja janë Gjimshiti dhe Broja, ndonëse ky i fundit për fat të keq s’është ende në formën e tij më të mirë pas dëmtimeve. Kona e konsideroi përpos të tjerave një ndeshje që ka vlerë edhe për marketingun e lojtarëve tanë.
“Një përballje dinjtioze me Anglinë, në pikavarazh apo golavarazh, ka të bëjë shumë me ecurinë e eliminatorëve të Botërorit. Kjo kombëtare tani është më ndryshe. Pjekuria e lojtarëve ka arritur në një moment…edhe pse kemi pasur shumë probleme me dëmtimet. Sot Silvinjo ka kërkuar nga FSHF të udhëtojë dy ditë më para drejt Londrës, që lojtarët të jenë më të shplodhur. Ka qenë një seancë 1 orë e 30 minuta, ku janë bashkuar edhe Ismajli dhe Kumbulla, që do udhëtojnë sot me charter drejt Londrës. Anglia është një nga kombëtaret më të shtrenjta të kontintetit.
920 milionë euro është kombëtarja e Anglisë, kundrejt 92 milionë euro të kombëtares sonë. I kemi të gjitha shanset për përballje dinjtoze. E para është fanella e kombëtares, por ndeshja me Anglinë s’ka marketing më të mirë, pasi transmetohet në qindra televizione. Lojtarët i shërbejnë edhe marketingut të tyre. Lojtarët e di që një paraqitje e mirë të ngre vlerat nga transfermarket.
Ekipi ynë kombëtar e ka një lider në mbrojtje që është Gjimshiti. Në vijën e sulmit kemi një problematikë të madhe, pasi s’kemi gjetur stabilitet. Broja për fatin e keq ka probleme me dëmtimet. Pas Gjimshitit, lojtari ku duhet të bazohet ekipi kombëtar është Broja. Në momentin që është 100 për qind na jep garanci. Uroj që Broja të ketë një këmbë të mbarë në atë vend ku ai vet luan”.



