
E ardhmja e Raul Asencios tek Real Madridi është vënë seriozisht në pikpyetje.
Mbrojtësi mund të largohet nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ gjatë merkatos së janarit, i cili nuk e ka gjetur veten në skemat e Jose Mourinhos.
23 vjeçari besoi se situata mund të ndryshonte duke qëndruar përtej merkatos së verës tek ‘’ Galaktikët ‘’ por rivaliteti me Dean Huijsen, Ibrahima Konate dhe Antonio Rudiger ia ka shuar shpresat.
Për më tepër me të filluar sezoni Raul Asencio pati një dëmtim i cili nuk e ka lënë të shprehet ashtu siç duhet.
Në sezonin e kaluar lojtari nga Las Palmas arriti të aktivizohej në 2514 minuta, të ndara në 34 sfida, shënoi dy gola dhe dha një asist ndërsa në La Liga ishte titullar në 18 sfida nga 23 të luajtura.
Referuar kontratës vlen të theksohet se Raul Asencio rinovoi deri në 30 qershorin e 2031-shit dhe klauzola e prishjes së saj i arrin 1 miliard eurot.
Me këtë shifër është e pamundur që ti thotë lamtumirë ‘’ Los Blancos ‘’, shtuar edhe dëshirën e qëndrimit për më gjatë.



