
Nën drejtimin e Cesc Fabregas Como ka arritur të shëndërrohet në një ekip të sikletshëm në Itali.
Rikthimi pas 20 vitesh në elitën e këtij kampionati natyrisht u pasua me shumë dyshime në aspektin e performancave por traineri spanjoll ka ditur të bëjë një punë të shkëlqyer.
Sigurisht vijimësia do të jetë edhe më e vështirë por gjithsesi 38 vjeçari ka ditur ti rikthejë situatat në favor në momente delikate, i cili tashmë ka deklaruar emrin e një tjetër objektivi.
Marc Casado i Barcelonës është përfshirë në projektin ambicioz të ish kampionit të Europës dhe botës me ‘’ La Furia Rojan ‘’, i cili pretendohet edhe nga Bayer Leverkuseni dhe Atletico Madridi.
21 vjeçari është një ndër më premtuesit, produkt i akademisë ‘’ La Masia ‘’.
Presidenti Mirwan Suwarso po mendon një ofertë e cila i kalon 30 milionë eurot për Marc Casadon por s’duhet harruar edhe ofensiva e ‘’ Aspirinave ‘’, një ekip i cili duhet të merret në konsideratë.
Por edhe ‘’ Los Colchoneros ‘’ parashikohet se do të luftojnë fort deri në fund për t’ia rrëmbyer dhe duhet theksuar se si ish fituesit e Bundesligës ashtu edhe Como i ofrojnë një vend titullari, ndërsa tek Barcelona nuk e ka ende të sigurtë.
Ky faktor mund ti vërë vulën kësaj historie sepse siç dihet çdo lojtar pretendon të jetë protagonist me secilën skuadër që përfaqëson. Mbetet një betejë e hapur për një element shumë premtues, i cili mund ti jape shumë ofensivës.



