
Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, u shfaq shumë i lumtur pas fitores që skuadra e tij mori në miqësoren e fundit në SHBA, ndaj Barcelonës.
Tekniku portugez, deklaroi se është i kënaqur me atë që treguan lojtarët në fushë, ndërsa e cilësoi si një turne shumë pozitiv për ekipin.
Jam shumë i kënaqur me lojtarët, për kurajën që tregojnë, për mënyrën si luajnë. Tashmë i kemi objektivat të qartë, pas katër javësh nuk është e lehtë. Djemtë kanë qenë fantastikë në javët e fundit. Kemi shumë për të përmirësuar, por ne po bëjmë hapat e duhur. Turneu ishte shumë, shumë pozitiv, ndjesitë ishin shumë të mira.
Pulisic luajti një ndeshje fantastike për mua, ai luajti si numër 10 në pjesën e parë dhe mund të luajë kudo në sulm, ai është shumë, shumë inteligjent. Më pëlqeu ta shihja atje dhe Saelemaekers si mbrojtës të krahut. Torriani? Për të mund të them vetëm gjëra të shkëlqyera, nuk kam fjalë për të, është shumë herët por nuk kam asnjë dyshim që kemi një portier për të ardhmen.



