Superiorja luajti këtë të hënë, javën e fundit, ku u vendosën edhe verdiktet përfundimtare. Partizani u shpall kampion i Shqipërisë dhe do të luajë në kualifikueset e Champions League.
Tirana e mbylli në vendin e dytë dhe së bashku me Egnatian e Vllazninë, do të luajnë në eliminatoret e Conference League.
Laçi, Teuta dhe Kukësi e mbyllin në mesin e tabelës. Erzeni ia doli të sigurojë “play out”, ku do të përballet me Korabin, ndërsa bien nga kategoria Kastrioti dhe Bylis.



