Trajneri Ardi Behari, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për ecurinë e Egnatias në kampionat.
Behari deklaroi se rrogozhinasit i kanë treguar diferencat gjatë gjithë sezonit, ndërsa pjesa e dytë me Laçin, sipas tij dha shumë përgjigje.
Diferencat Egnatia i ka treguar, duke udhëhequr kampionatin gjatë gjithë sezonit. Qoftë nga organika dhe lojtarët cilësorë që ka. Skuadra është rritur në të gjitha komponentët. Para disa kohësh, ngrinim shumë pikëpyetje për rotacionet. Nga këto nuk vinin rezultatet dhe u ngritën pikëpyetje.
Pjesa e dytë ndaj Laçit, tha shumë përgjigje. I ka dhënë të drejtë zgjedhjeve të stafit teknik dhe klubi. Duhet ta mbajnë si etalon pjesën e dytë me Laçin. Ka bërë pjesë të dytë të shkëlqyer, por jo me titullarët e tij. Kanë lojtarë që janë kthyer në lider.



