
Duke filluar nga ora 21:00, do të luhet sfida mes Juventusit dhe Interit, e vlefshme për finalen e Kupës së Italisë.
Skuadrat do të zbresin në fushë dhe objektivin e kanë të qartë, të fitojnë, për të marrë trofeun. Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, me spektaklin që është i garantuar.
Pak minuta para fillimit të sfidës, dy trajnerët, Inzaghi dhe Allegri, kanë zbuluar formacionet zyrtare, me të cilat ekipet do të zbresin në fushë.
FORMACIONET ZYRTARE:
JUVENTUS (4-2-3-1): Perin; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Rabiot, Zakaria; Cuadrado, Dybala, Bernardeschi; Vlahovic.
INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, D’Ambrosio; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro, Dzeko.



