Lazio mposht mes spektaklit Romën, Arsenali fiton derbin ndaj Tottenham (VIDEO)

Lazio mposht mes spektaklit Romën, Arsenali fiton derbin ndaj Tottenham (VIDEO)

Lazio ka mposhtur Romën në derbi, në një ndeshje shumë të bukur, ku u shënuan 5 gola. Bardhekaltrit e Sarrit triumfuan me rezultatin 3-2, duke u ngjitur kështu në vendin e 6-të me 11 pikë, 1 më pak se Roma.

Lacialët e nisën shumë mirë ndeshjen, teksa gjetën dy herë golin në minutën e 10 me Milinkovic-Savic dhe në minutën e 19 me Pedro. Verdhekuqtë pas shumë tentativave, gjetën golin e parë në minutën e 41, teksa ishte Ibanez, i cili pas një krosimi të Veretout, gjuajti bukur me kokë, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës.

Në pjesën e dytë Lazio shënoi të tretin me Felipe Anderson në minutën e 63, ndërsa 6 minuta më vonë Roma gjeti edhe golin e dytë, por vetëm kaq, pasi nuk ia doli dot të shënojë edhe një tjetër, për të mos dalë pa pikë në këtë ndeshje.

Në Premier League, Arsenali fitoi derbin londinez, teksa mposhti me rezultatin 3-1 Tottenham. Smith Roëe në minutën e 12, Aubameyang në minutën e 27 dhe Saka në minutën e 34, i dhanë fitoren skuadrës së Artetës, duke e bërë të pavlefshëm golin e Son Heung-Min në minutën e 79.

Në La Liga, Barcelona u rikthye te fitorja, duke mposhtur me rezultatin 3-0 Levanten në shtëpi. Depay në minutën e 6, Luuk De Jong në minutën e 14 dhe Ansu Fati në minutën e 91, ishin autorët e golave për katalanasit.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy