
Manchester United regjistroi një humbje turpëruese në fundjavë ndaj Liverpool në shtëpi me shifrat 5-0. Pas kësaj humbje, zërat për një shkarkim të trajnerit Ole Gunnar Solskjaer ishin të shumtë.
Megjithatë norvegjezi do të vazhdojë të jetë në stolin e United, të paktën deri në fundjavë. Drejtuesit e “Djajve”, kanë vendosur që Solskajer të jetë në drejtimin e skuadrës edhe për ndeshjen me Tottenham.
Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë pas kësaj ndeshje, por në rast të një tjetër humbje atëherë shkarkimi i Solskjaer do të ishte i pashmangshëm.



