Depay kërkon largimin

Depay kërkon largimin

Problemet e Memphis Depay-t vijojnë tek Barcelona , lojtar që synon rikuperimin e vlerave të humbura dhe si duket merkatoja e ardhshme do ti vërë pikën eksperiencës në ‘’ Camp Nou ‘’.

Hollandezi ishte afër largimit nga Katalunja në të kaluarën por drejtuesit e spanjollëve vendosën për Aubameyang , i cili zgjodhi Chelsean për të vijuar karrierën .

Situata e vështirë me Barcelonën i ka shërbyer si reflektim golashënuesit , i cili sipas ‘ Sport ‘ ka kërkuar largimin në janar me parametër zero , gjashtë muaj përpara përfundimit të kontratës.

Ky fakt demostron sikletin e 28 vjeçarit tek ekipi i Xavi Hernandezit , për të cilin Botërori i Katarit do të jetë një provë shumë e rëndësishme për të gjetur një destinacion komod pas këtij evenimenti.

Sulmuesi konsiderohet një ndër peshat e rënda në kombëtaren e ‘’ Tulipanëve ‘’ , e cila me Louis van Gaal në stol do të kërkojë thyerjen e akullit dhe ta fitojë për herë të parë titullin kampion .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy